Flash News

E-TJERA

Seanca paraprake, GJKKO vendos sot për çështjen e Veliajt

Seanca paraprake, GJKKO vendos sot për çështjen e Veliajt

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) zhvillohet sot seanca e radhës paraprake për dosjen “Veliaj”, ku në qendër të hetimit ndodhet kryebashkiaku i Tiranës, Ajola Xoxa dhe disa të pandehur të tjerë.

Trupa gjykuese pritet të vendosë nëse çështja do të dërgohet për gjykim në themel apo nëse dosja do t’i kthehet Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për hetime plotësuese. Kjo është një fazë kyçe që përcakton vazhdimësinë e procesit penal.

Seanca e mëparshme u shty pasi avokatët e Veliajt kërkuan kohë shtesë për t’u njohur me materialet e hetimit, dhe gjykata e miratoi kërkesën e tyre.

Ndërkohë, vetë Veliaj i është drejtuar GJKKO-së me pretendimin se nuk ka pasur mundësi të lexojë dosjen, pasi i është dorëzuar vetëm një USB që, sipas tij, nuk mund të përdoret brenda ambienteve të paraburgimit. Për këtë arsye, ai ka kërkuar që t’i vihet në dispozicion një kopje fizike e plotë e dosjes.

Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt dhe përballet me akuza të rënda, përfshirë pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në disa episode, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

Vendimi i sotëm do të përcaktojë nëse procesi ndaj tij dhe bashkë të pandehurve do të hyjë në fazën gjyqësore apo do të kërkohet një hetim më i thelluar nga SPAK.

Të fundit