Flash News

E-TJERA

Seanca paraprake në GJKKO, Veliaj largohet nga salla, kërkon përjashtimin e gjyqtares

Seanca paraprake në GJKKO, Veliaj largohet nga salla, kërkon

Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet sot seanca paraprake në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, dhe disa personave të tjerë.

Veliaj është larguar nga salla e gjyqit, duke pretenduar se nuk është dëgjuar nga trupi gjykues. Avokatja e tij, Valentina Teodoresku, ka kërkuar shtyrje të seancës, duke argumentuar se nuk pati mundësi të konsultohej me Veliajt për të gjitha aktet hetimore, pasi koha e lejuar në qendrën e paraburgimit në Durrës ishte vetëm një orë.

Kërkesa për shtyrje nuk është marrë parasysh nga gjyqtarja Etleva Deda, ndërsa Veliaj ka kërkuar përjashtimin e saj, duke argumentuar se i është mohuar e drejta për mbrojtje efektive.

Megjithatë, seanca nuk është ndërprerë dhe po vijon me konkluzionet përfundimtare të palëve të tjera.

 

Të fundit