Flash News

E-TJERA

Seanca parlamentare pritet me protesta nga banorët e Rrjollit dhe të prekurit nga projekti TID

Seanca parlamentare pritet me protesta nga banorët e Rrjollit dhe të

Banorët e Rrjollit të Velipojës, së bashku me qytetarë që preken nga projekti TID në Durrës, janë organizuar në një protestë sot përpara ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë, ku kanë kërkuar mbrojtjen e të drejtave të tyre pronësore.

Protestuesit kanë ngritur akuza se pronat e tyre po zaptohen në mënyrë të padrejtë, duke pretenduar se po përballen me shkelje të të drejtave ligjore dhe mungesë transparence në lidhje me projektet që prekin zonat ku ata banojnë.

Banorët e Rrjollit kanë hedhur më herët akuza edhe në drejtim të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke pretenduar se me firmën e saj është dhënë leje për ndërtimin e një resorti në pronat që ata i konsiderojnë të tyret.

Protestuesit kanë bërë thirrje për verifikim të procedurave, ndërsa kërkojnë pezullimin e çdo veprimi që, sipas tyre, cenon pronën private.

 

Të fundit