Flash News

E-TJERA

Seanca për “Bankers”, Apeli lë në burg CEO-n kinez dhe Çobon, zbuten disa masa e sigurie

Seanca për “Bankers”, Apeli lë në burg CEO-n kinez

Gjykata e Apelit vendosi të lërë në burg ish-drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë “Bankers Petroleum” shtetasin kinez Hong Ping Xiao dhe ish-drejtorin Leonidha Çobo, duke konfirmuar kështu masat "arrest me burg".

Apeli i Tiranës vendosi që njërës prej të akuzuarave t’i zbutej masa e sigurisë nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”. Apeli mori parasysh se e akuzuara është nënë e një fëmije 2 vjeç.

Sa i përket 3 të akuzuarve që më herët ishin me detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit, Apeli vendosi të heqë kufizimin e fundit, duke lënë në fuqi vetëm masën detyrim paraqitje.

Të fundit