Flash News

E-TJERA

Seanca për Fredi Beleri, në gjykatën e Vlorës edhe ambasadorja greke

Seanca për Fredi Beleri, në gjykatën e Vlorës edhe

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për Himarën, Fredi Bleri ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Vlorës, ku do të njihet me masën e sigurisë.

Ndërkohë në ambientet e gjykatës së Vlorës ka mbërritur edhe ambasadorja e Greqisë Konstantina Kamitsi, e cila pasi ka komunikuar me avokatin e Belerit ka hyrë serish në makinë, pasi po merret leje për të hyrë në ambientet e gjykatës.

Ai u arrestua në Himarë dhe akuzohet për blerje votash.

Arrestimi i Belerit ka ngjallur interesin e mediave greke, ku gazetarët e kanalit Alfa kanë mbërritur në ambientet e jashtmne të gjykatës së Vlorës.

 

Të fundit