Flash News

E-TJERA

Seanca për Gërdecin, avokati i Mediu kundërshton akt-ekspertimin

Seanca për Gërdecin, avokati i Mediu kundërshton akt-ekspertimin

Henrik Ligori, avokati i ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, po paraqet kundërshtitë e tij mbi akt-ekspertimin ekonomiko-financiar si edhe përgjigjeve të dhëna nga ekspertët në seancën e kaluar.

Vetë ish-ministri nuk është i pranishëm në sallën e gjyqit.

"Kanë objeksione mbi aspektin e formës dhe përmbajtjes së akt-ekspertimit ekonimiko-financiar. Ekspertët nuk e kanë pasur një cilësi të tillë. Ata e kanë pohuar edhe vetë që nuk janë ekspertë, por vetëm specialistë, që janë ftuar nga prokuroria për të dhënë një mendim.

Në këtë akt ekspertimi ekspertët janë jashtë kontekstualitetit të fakteve.

Ekspertët nuk marrin në konsideratë asnjë faktor tjetër që ka ndikuar këto 15 vite në trajtimin e konkluzioneve të tyre.

Demontimi i municioneve nuk është një proces që nisi dhe mbaroi me Gërdecin. Është një proces që ka ndodhur edhe para edhe pas tij. Ekspertët janë thirrur për të dhënë një.mendim në fushën e shkencës dhe për të dhënë një mëndim shkencor.

Ekspertët thonë qe procesi i demontimit në fabrikën e Poliçanit, është një proces që dilte me fitim. Atëherë nëse dilte me fitim, pse shteti.në vijim vetëm ka shpenzuar dhe nuk ka fituar.

Ne i qëndrojmë faktit që procesi i demontimit kishte kosto dhe humbje për shtetin. Gati 80% e pyetjeve të shtruara nga ne, ekspertët japin një përgjigje standardë, “kjo nuk ka të bëjë me ekspertimin", tha avokati.

Të fundit