Flash News

E-TJERA

Seanca për shkarkimin e Metës, këshilltari ligjor i presidentit: U shkel parimi i ndarjes së pushteteve

Seanca për shkarkimin e Metës, këshilltari ligjor i presidentit:

Sot ka rinisur seanca e Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin e Presidentit Iliri Meta. Pas një seance të gjatë para dy ditësh, trupi gjykues e shtyu për sot këtë çështje.

Ndërkohë, përfaqësuesi ligjor i presidentit, Bledar Dervishaj ka bërë një përmbledhje të përplasjes së presidentit me Parlamentin gjatë seancës që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese ku do shqyrtohet shkarkimi i kreut të shtetit.

Gjatë seancës, Dërvishaj solli në vëmendje funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ai përmendi ndërhyrjen e Ulsi Manjës, në atë kohë kryetari i Komisionit të Ligjeve duke i kërkuar KED që të mos funksiononte pasi gjyqtarët s’kishin kaluar në Vetingun.

“Komisioni i Ligjeve shkeli Kushtetutën pasi nuk respektoi asnjë afat. Vendimi për shkarkimin e Presidentit është realizuar në një periudhë tranzitore për Kuvendit,"- tha Dervishaj.

 Sipas tij "Komisioni Hetimor u ngrit në mungesë të një objekti në dispozicion dhe Kuvendi ka ndërhyrë në kompetencat e kreut të shtetit duke shkelur parimin e ndarjes së pushteteve”.

Të fundit