Flash News

E-TJERA

Seanca për TK/ "Kushtetuesja" kritikon palët për mosrespektim të afateve, Presidenca: Nuk janë administruar provat

Seanca për TK/ "Kushtetuesja" kritikon palët për
Foto ilustruese

Gjykata Kushtetuese është mbledhur sot për të shqyrtuar çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar. Kujtojmë që  Presidenti Ilir Meta ka dorëzuar padi, ku kërkonte shfuqizimin e vendimit për  kalimit të pronësisë së Teatrit nga Ministria e Kulturës te Bashkia Tiranë dhe të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Gjatë seancës, përfaqësuesi ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj ngriti pretendimet se nuk janë administruar të gjitha provat ata kanë kërkuar

“Rezulton se nuk janë administruar të gjitha provat që kërkoi Presidenti i Republikës”, tha Dervishaj.

Gjykata Kushtetuese i ka tërhequr vëmendjen palëve për mosrespektimin e afateve. Deri më datën 8 palët kanë patur afat për të çuar prova shtesë, ndërsa deri më 10 duhet të paraqisnin shpjegimet. Gjykata pranoi gjithashtu kërkesat e palëve për të sjellë konkluzionet e ekspertëve të zgjedhur nga vetë ata. 

Të fundit