Flash News

E-TJERA

Seanca për Veliajn në Kushtetuese, rrëzohet kërkesa e Presidencës për mosshqyrtim të dekretit

Seanca për Veliajn në Kushtetuese, rrëzohet kërkesa e

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Presidnecës që të mos ishte palë në çështjen e ankimit të Erion Veliajt, me argumentin se dekreti për zgjedhjet nuk mund të shqyrtohet nga Kushtetuesja.

Me vendim unanim, trupa gjykuese e Kushtetueses tha se dekreti do të trajtohet në themel të çështjes dhe për të do të vendoset në fund si për çdo element tjetër të padisë.

“Çështja e juridiksionit të gjykatës, është e lidhur me themelin e marrëveshjes. Kërkesa juaj nuk pranohet. Gjykata sjell në vëmendje se vendimi që ju kundërshtoni, është marrë gjatë fazës së gjykimit paraprak. Subjektet nuk janë përcaktuar ende ndaj dhe nuk mund të pranohet kërkesa juaj.”, tha Zaçaj.

Kujtojmë se përfaqësuesja e presidencës, e cila u mbështet edhe nga pala përfaqësuese e Këshillit të Ministrave tha më herët se; “Anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në lëndën e këtij shqyrtimi. Ne kërkojmë të na krijoni mundësinë të shpalosim argumentat tona për mos legjitimimin e kërkuesit për kundërshtimin e dekretit, përpara se të nisni seancën”.

Të fundit