Flash News

E-TJERA

Projektligji “Për buxhetin e vitit 2021”, çfarë pritet të shqyrtohet në seancën e sotme plenare në Kuvend

Projektligji “Për buxhetin e vitit 2021”, çfarë
Kuvendi

Kuvendi i Shqipërisë do të shqyrtojë në parim, në seancën plenare të ditës së sotme, projektligjin “Për buxhetin e vitit 2021”.

Për këtë projektbuxhet do të shprehen relatori Anastas Angjeli, Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat dhe të gjitha Komisionet e tjera parlamentare për dhënie mendimi.

Gjithashtu, Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

Në vijim do të shqyrtohet edhe projektvendimin “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve me kohë jo të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

Të fundit