Flash News

E-TJERA

Seanca zgjati vetëm 13 minuta, Kuvendi miratoi mes kaosit dekretet e dy ministrave të rinj

Seanca zgjati vetëm 13 minuta, Kuvendi miratoi mes kaosit dekretet e dy

Ka zgjatur vetëm 13 minuta seanca e parë e sesionit të ri parlamentar.

Që në nisje, seanca u shoqërua me tensione nga deputetët e opozitës, të cilët me pankarta në duar kanë krijuar një gardh para foltores  së Kuvendit.

Ndonëse mes zhurmës të krijuar nga një pajisje zhurmuese, në seancë u miratuan dekretet për dy ministrat e rinj dhe u betua deputeti Plarent Ndreca, i cili mori mandatin e Arben Ahmetajt në arrati.

Po ashtu, për shkak të tensioneve, fjalimi i presidentit Bajram Begaj u shty për t’u zhvilluar në presidencë.

 

Të fundit