Flash News

E-TJERA

"Seancë turpi", Maliqi: S'ka asnjë alibi për ta shkarkuar Metën, shtatori do vijë me protesta

"Seancë turpi", Maliqi: S'ka asnjë alibi për ta

Deputeti Lefter Maliqi e ka cilësuar si një seancë turpi, seancën e sotme plenare ku do të votohet për shkarkimin nga detyra të presidentit të Republikës Ilir Meta.

Në një deklaratë për mediat para se të futej në Kuvend, Maliqi iu ka bërë thirrje deputetëve socialistë, që të votojnë kundër shkarkimit të presidentit, pasi sipas tij, nuk ka asnjë alibi për të shkarkuar kreun e shtetit dhe se është Gjykata Kushtetuese ajo që do e thotë fjalën e fundit.

Ligjvënësi shqiptar tha më tej se vendi është zhytur në krim dhe varfëri ekstreme dhe se shtatori do të jetë me protesta.

“Ky parlament ka punuar për të pasuruar disa njerëz, për të ndryshuar 5 qershorin duke arritur masakër elektorale, ashtu siç bëri edhe me aktin antikushtetues KÇK. Sot është seancë e turpit e këtij parlamenti të kapur, kjo është një seancë qesharake, aktrim, estradë, është Gjykata Kushtetuese ajo që vendos, që shpresoj mos ta  ketë kapur Rama, se nuk ka asnjë alibi për të shkarkuar presidentit, Rama ka ngritur alibinë që një pjesë e ndërkombëtarëve dhe një pjesë e sulmon duke i vënë kushte për hapjen e negociatave. 

Një pjesë e ndërkombëtarëve e duan Ramën që të mbushë Shqipërinë me afganë e libianë e për ndryshim kufijsh. Ruçi ka thënë “O Talo të rëntë tënja”, atëherë thoshte për PD, sot duhet ta themi për këtë njeri që është Rama. Shtatori do jetë me protesta, jam i bindur se vendi është zhytur në krim ekstrem dhe varfëri, sepse ka vrasje makabre, vjedhje, grabitje, Shqipëria është ku thërret qameti. Një mafie drejton sot Shqipërinë dhe uroj që gjithçka të kthehet në normalitet. Ju bëj thirrje deputetëve socialistë, votoni kundër shkarkimit të presidentit. Këta kanë thënë se “pushteti merret me grykën e pushkës” dhe paska probleme pse ka deklaruar presidenti “merrni kosoret”. Shtatori do jetë i Shqipërisë dhe shqiptarëve”, deklaroi Maliqi.

Të fundit