Flash News

E-TJERA

Sejamini: Mërtiri i inceneratorëve ka lidhje të ngushta me qeverinë e Zimbabve

Sejamini: Mërtiri i inceneratorëve ka lidhje të ngushta me

Gazetari dhe analisti Neritan Sejamini thotë se  kompaninë Integrated Technology Services që fshihet pas inceneratorëve në Shqipëri e ka në pronësi Mirel Mërtiri.

I ftuar në Opinion, sipas gazetarit koncesione të ngjashme ka tentuar të marrë edhe në Zimbabve. Madje, Sejamini iu referua mediave në atë shtet, sipas të cilave, Mirel Mërtiri ka lidhje të ngushta me qeverinë në Zimbabve.

Neritan Sejamini: Kjo është në Harare të Zimbabve, personat janë një përfaqësues i kompanisë Integrated Technology Services por që ka ndryshuar emrin dhe është bërë Geo Genix, pra i kompanisë mëmë të inceneratorëve shqiptarë. Njëri dhe tjetri është Mirel Mërtiri. Personi në krah të majtë me kostum është Mirel Mërtiri. Kjo kompani që ka marrë inceneratorët në Shqipëri ka marrë në vitin e shkuar ndërtimin e inceneratorit prej 304 milionë Euro në kryeqytetin e Zimbabve, Harare.

Blendi Fevziu: E ndërtuan?

Neritan Sejamini: Nuk ka filluar ose ka nënshkruar kontratën, por ka marrë një koncesion në Zimbabve. Ka pak histori përpara kësaj. 2 vite përpara, e njëjta kompani, por me emrin origjinal që ka patur në Shqipëri Integrated Services donte të ndërtonte të njëjtin incenerator në Harare për 120 milionë Euro. U diskutua për korrupsion, historia u zbulua në media, u sulmua, dhe u zhdukën nuk u bë kontrata. Pastaj të njëjtët persona u akuzuan për tenderin e ilaçeve gjatë Covid, kur ministri i Shëndetësisë i Zimbabve u arrestua, u pushua nga puna dhe pastaj u lirua dhe doli i pafajshëm. Dhe koj histori u mbyll. Dhe tani pas dy përpjekjesh të njëtët persona kanë arritur të nënshkruajnë kontratën duke ndryshuar emrin e kompanisë Geo Genix që duke ndryshuar në Holandë, që do të thotë edhe në Shqipëri kompania mëmë e kompanive është Geo Genix dhe jo më  Integrated Services që ka qenë.

Blendi Fevziu: Kush e ka këtë kompani?

Neritan Sejamini: Sipas mediave të Zimbabve është që z.Mërtiri ka lidhje të ngushtë me qeverinë e Zimbabve dhe ka pasur akuza për këtë lloj…

Blendi Fevziu: Mërtiri nga Shqipëria?

Neritan Sejamini: Po.

Blendi Fevziu: Ka lidhje të ngushta me qeverinë e Zimbabve?

Neritan Sejamini: Po, mediat e Zimbabve kanë këtë lloj përshkrimi për z.Mërtiri. 

 

 

 

Të fundit