Flash News

E-TJERA

Sejamini: ‘Non-grata’ e Berishës, dështim spektakolar i atyre që donin ta nxirrnin nga politika

Sejamini: ‘Non-grata’ e Berishës, dështim spektakolar i

Gazetari Neritan Sejamini ka thënë se ‘non-grata’ e kreut të demokratëve Sali Berisha, është një dështimi atyre që donin ta nxirrnin nga politika.

I ftuar në studion e “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, Sejamini tha se qëllimi kryesor i ambasadores amerikane Yuri Kim është karriera e veta. Kim bashkë me Escobarin, shtoi Sejamini, nuk kanë hallin e popullit shqiptar.

“Parimi i Amerikës është shteti i së drejtës. Këto gjëra që bëjnë këta dy burokratët nuk janë normale. Nëse kishin qëllim largimin e Berishës nga politika, nuk ka pasur dështim më spektakolar. Burokratët edhe kur dështojnë nuk tërhiqen, por bëjnë gropë. Qëllimi kryesor i zonjës Kim është karriera e vet. Ajo dhe zoti Eskobar do ta bëjnë gropë këtë çështje. Ata po mbrojnë veten e tyre, nuk kanë hallin e popullit shqiptar”, tha Sejamini.

Të fundit