Flash News

E-TJERA

Sejko: ‘Amnistia Fiskale’ duhet të shmangë paratë e krimit dhe pastrimin e tyre

Sejko: ‘Amnistia Fiskale’ duhet të shmangë paratë e

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha në një konferencë me mediat se Projektligji i Amnistisë Fiskale duhet të përjashtojë fondet dhe asetet që vijnë nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Sipas tij, përmes këtij drafti nuk duhet të lejohet që të pastrohen paratë e pista.

“E shohim me kosto , përfitimet kryesore janë përmirësimi i të ardhurave. Kryesore është formalizimi i ekonomisë, pra rritjen e numrit të llogarive bankare, pra në drejtim të përfshirjes financiare ka edhe kosto , nuk duhet të lejojmë të pastrohen para nëpërmjet amnistisë fiskale dhe nuk duhet të krijohet koncepti i amnistive të vazhdueshme fiskale.

Të gjithë institucione duhet të rrisin rregullat fiskale, nëse amnistia do të kryhej pa ndërmarrë këto masa , nuk do të ishte eficente. Në detaje ligji do të analizohet dhe përgjigja do t’i jepet me shkrim Ministrisë së Financave.”, tha Sejko.

 

Të fundit