Flash News

E-TJERA

Sejko analizon ekonominë: Inflacioni më i lartë që nga ’98, rrezik për rimëkëmbjen. Duhet mbështetje fiskale

Sejko analizon ekonominë: Inflacioni më i lartë që nga

Guvernatori Gent Sejko foli për situatën ekonomike në vend gjatë konferencës vjetore të Bankës së Shqipërisë, që u zhvillua mëngjesin e sotë. Ai deklaroi se BSH e konsideron inflacionin një rrezik primar për rritjen e qendrueshme dhe afatgjatë të vendit.

Nisur nga kjo, Banka ka rritur 4 herë normën bazë të interesit gjatë 2022-shit në 2.25%. Ai theksoi se inflacioni ka kapur vlerën 8% gjatë 3 mujorit të tretë, niveli më i lartë i regjistruar që nga 1998.

Sejko nënvizoi se rritja e çmimeve nuk është vetëm në produktet e importit, por edhe tek ato vendase. Sipas tij, kjo situatë kërkon mbështetje fiskale nga qeveria.

“Inflacioni në Shqipëri shënoi rritje të shpejtë në 2022 duke arritur në 8% gjatë 3 mujorit të tretë, niveli më i lartë i regjistruar që nga 1998.

Ndonëse inflacioni i ulët nën konstanten rajonale e evropiane dhe cmimet e rregulluara te energjisë për familjet baza e inflacionit ka ardhur në rritje dhe zgjerim. Pjesa më e madhe e artikujve të shportës shfaqin një normë inflaciooni ndjeshëm mbi objektivin tonë 3%.

Artikujt e shportës me normë më të lartë inflacioni nuk janë vetëm mallra e shërbime me origjinë importi por dhe produkte që vlerën e shtuar e gjenerojnë në vend.

Për qeveritë, tensioni ekonomik e social që sjell inflacioni mbi shtresat më të varfra atrikulohet në kërkesa të shtuara për mbështetje fiskale.

Plotësimi i këtyre kërkesave bëhet problematik sa kohë financat publike janë nën presioni e pasigurisë per të ardhmen dhe të kostove të rritura të financimit të borxhit.

Për familjet e bizneset inflacioni i lartë përbën një sfidë për kostot e jetesës e biznesit dhe sfidë afatgjatë mbi planet e tyre financiare dhe të biznesit. BSH e ka idenifikuar nivelin e lartë të inflacionit si rrezikun primar për rritjen e qendrueshme e afatgjatë të vendit e për kohezion social.

Për këtë arsye kemi ndërmarrë normalizim gradual të politikës monetare, është rritur 4 herë norma bazë e interesit gjatë 2022 në 2.25%. Masë e domosdoshme për ruajtjen e ekuilibrave financiarë të vendit”, tha ndër të tjera Sejko.

 

Të fundit