Flash News

E-TJERA

Sejko: Inflacioni do të rritet deri në mesin e vitit të ardhshëm, ku pritet të reflektohet

Sejko: Inflacioni do të rritet deri në mesin e vitit të

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha sot pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës se efekti i rritjes së çmimeve do të fillojë të zbehet në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.

Sipas tij, në gjysmën e parë të vitit të që vjen, ekonomia shqiptare do të ketë nivele në rritje të inflacionit, duke reflektuar rritjen e çmimeve të mallrave në tregjet ndërkombëtare

Megjithatë, Sejko paralajmëroi se kthimi i inflacionit në objektiv do të kërkojë normalizim gradual të politikës monetare gjatë tremujorëve në vijim.

Projeksionet tona për të ardhmen mbeten pozitive. Në afatin e mesëm, rritja e ekonomisë pritet të mbështetet nga kushtet e favorshme të financimit, përmirësimi i besimit dhe i bilanceve të sektorit privat, dhe nga normalizimi gradual i aktivitetit ekonomik në vendet partnere.

Këta faktorë pritet të nxitin rritjen e konsumit, të investimeve dhe të eksporteve. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik do të shoqërohet me rritjen më dinamike të punësimit, pagave dhe të kostove të tjera të prodhimit, duke forcuar presionet e brendshme inflacioniste. Nga ana tjetër, goditjet e huaja të ofertës do të diktojnë vlera të inflacionit mbi objektiv në afatin e shkurtër, por efekti i tyre pritet të jetë gjithsesi kalimtar.

Balanca e rreziqeve rreth inflacionit shfaqet e zhvendosur për lart në afatin e shkurtër dhe e balancuar në afatin e mesëm. Nga njëra anë, një rritje më e shpejtë apo më e gjatë në kohë e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, si dhe një ritëm më i ngadaltë i konsolidimit fiskal, përbëjnë rreziqe të kahut të sipërm mbi inflacionin. Nga ana tjetër, një rimëkëmbje më e ngadaltë e ekonomisë botërore dhe shqiptare, si pasojë e zgjatjes në kohë të pandemisë apo e shtrëngimit të shpejtë të kushteve monetare në tregjet ndërkombëtare, përbën rrezik të kahut të poshtëm mbi inflacionin,” tha Sejko.

 

Të fundit