Flash News

E-TJERA

Sejko: Inflacioni u rrit deri në 8% në gusht, ekonomia pësoi ulje në tre muajt e fundit

Sejko: Inflacioni u rrit deri në 8% në gusht, ekonomia pësoi ulje

Në verën e këtij viti, inflacioni pësoi rritje deri në 8%.

Shifra u konfirmua nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një deklaratë për mediat. Sipas tij, ekonomia shqiptare pësoi një rritje me 6 % në 6 mujorin e parë të vitit, por në 3 mujorin e dytë, korrik-shtator pësoi sërish ulje.

“Inflacioni u rrit në muajt korrik dhe gusht, 7.5% dhe 8%. Kontributi kryesor në inflacion vjen nga rritja e çmimit të ushqimeve dhe naftës. Tendenca e rritjes së çmimeve po vjen tek të gjitha produktet. Lufta në Ukrainë shkaktoi probleme në tregjet e ushqimeve bazë, të lëndëve energjetike dhe lëndëve të tjera bazë.

Ekonomia shqiptare vijoi me rritje në 6 mujorin e parë të vitit 2022, ndërsa u ul në 3 mujorin e dytë të këtij viti. Sipas INSTAT, rritja ekonomike zbriti në 2.2% nga 6% në 6 mujorin e parë”, deklaroi Sejko.

 

Të fundit