Flash News

E-TJERA

Sejko: Lufta shtoi pasigurinë, çmimet e ushqimeve dhe karburanteve do të normalizohen në 2024

Sejko: Lufta shtoi pasigurinë, çmimet e ushqimeve dhe karburanteve

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se rritja ekonomike do të jetë më e ngadalshme se parashikimi për shkak të luftës në Ukrainë dhe sanksioneve ndaj Rusisë. Guvernatori u shpreh se shkak i rritjes së inflacionit është rritja e çmimit të naftës por edhe rritja e çmimeve të ushqimeve, por sipas tij pritet të kthehet në objektivin prej 3% të bankës qendrore vetëm në pjesën e parë të vitit 2024.

Ekonomia botërore dhe ajo shqiptare do vijojë të goditen nga lufta. Goditja ka rritur çmimet dhe shtuar pasigurinë. Inflacioni është rritur ndërsa ekonomia po ngadalësohet. Inflacioni do kthehet në objektiv prej 3% në gjashtëmujorin e parë të 2024.

Konflikti në Ukrainë dhe sanksionet kanë sjellë ndërprerje në prodhim dhe shpërndarje. Bankat kanë shtrënguar politikat. Në tremujorin e parë të vitit inflacioni ishte 4.4%. Rritja e inflacioni u ndikua nga shtrenjtimi i naftës dhe i ushqimeve. Rritja e normës së interesit ka favorizuar stabilizimin e kursit të këmbimit. Por efekti i saj nuk është shfaqur ende i plotë. Përgjatë vitit 2022 inflacioni do të jetë në kushtet aktuale”, tha Guvernatori Sejko.

Ai shtoi se Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur të mos ndryshojë qëndrimin për politikën monetare.

 

Të fundit