Flash News

E-TJERA

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken takon sot Edi Ramën në Bruksel

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken takon sot Edi Ramën në

Kryeministri Edi Rama do të takohet sot me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Lajmin është bërë me dije përmes një njoftimi të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Takimi mes Blinken dhe Ramës do të zhvillohet në orën 17:30 në Bruksel. Blinken ndodhet në Europë për të shoqëruar Presidentin e SHBA, Joe Biden gjatë vizitave të tij në Britaninë e Madhe, Belgjikë e Zvicër.

Ende nuk dihen më shumë detaje nga ky takim.

Kujtojmë se pak ditë më Blinken firmosi vendimin për të shpallur “non grata” në SHBA ish-kryeministrin Sali Berisha dhe anëtarë të afërt të familjes së tij. Ky i fundit akuzoi se dosja e tij ishte përgatitur nga kryeministri Edi Rama dhe filantropi George Soros.

Po ashtu vlen të theksohet dhe se në letër-urimin e dërguar për Ramën mbi fitoren në 25 prill, Blinken theksonte se përmes këtyre zgjedhjeve paqësore, Shqipëria demonstroi gatishmërinë e saj për të hapur negociatat e pranimit në BE, si dhe shkruante se priste që të punonte me Ramën për të forcuar më tej bashkëpunimin mbi demokracinë dhe mbrojtjen, si dhe tregtinë dhe investimet.

Të fundit