Flash News

E-TJERA

Sekretari i DASH poston foto me paraardhësit e tij në detyrë, çfarë i bëri bashkë

Sekretari i DASH poston foto me paraardhësit e tij në detyrë,

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri ka shpërndarë një reagim të Sekretarit Amerikan të Shtetit Anthony Blinken. Ky i fundit ka postuar një foto me disa prej paraardhësve të tij në detyrë si ish-sekretarët Condoleezza Rice, James Baker, Henry Kissinger.

Blinken bën me dije se ata janë bërë bashkë për të nderuar trashëgiminë e ish-sekretarit George Schultz. Ky i fundit ndërroi jetë në shkurt të këtij viti dhe ka qenë sekretari që ka qëndruar më gjatë në detyrë.

Blinken shpreh vlerësim për punën e bërë nga paraardhësit, duke shprehur mirënjohjen se punon në Departamentin që ata i dhanë formë.

"Faleminderit Sekretarja Condoleezza Rice që na mblodhe së bashku. U ndjeva shumë i përulur që u bashkova me ty dhe paraardhësit e tjerë të jashtëzakonshëm, Sekretarin Baker dhe Sekretarin Kissinger, për të nderuar trashëgiminë e Sekretarit George Schultz.

Jam krenar që punoj në një Departament Shteti të cilit ju i keni dhënë formë. Jam mirënjohës për udhëheqjen e paraardhësve të mi dhe shërbimin e tyre ndaj vendit. Kam mësuar nga shembulli që ata kanë dhënë", thotë Blinken.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by U.S. Embassy Tirana (@usembassytirana)

Të fundit