Flash News

E-TJERA

Sekretari i NATO-s për situatën në Ballkan: Tensionet janë rritur në Kosovë dhe Bosnjë, aktorë të huaj po minojnë progresin

Sekretari i NATO-s për situatën në Ballkan: Tensionet janë

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg ka folur për sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, duke u ndalur te situata në Bosnjë apo dialogu Kosovë-Serbi.

Në një intervistë për mediat malazeze, Stoltenberg u shpreh se kohët e fundit në Ballkan është parë një rritje e tensioneve. Ai u shpreh se si në Kosovë dhe në Bosnjë ka pasur retorikë më agresive, reforma të ngecura dhe aktorë të huaj që kanë punuar për ta minuar progresin e këtyre vendeve.

Sekretari theksoi se NATO do të vazhdojë ta promovojë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon, duke përfshirë këtu punën e misionit të KFOR-it të mandatuar nga OKB-ja në Kosovë.

“Ballkani Perëndimor ka bërë një rrugë të gjatë që nga konflikti i viteve 1990, por kohët e fundit kemi parë rritje të tensioneve si në Kosovë ashtu edhe në Bosnjë e Hercegovinë, me retorikë më agresive, reforma të ngecura dhe aktorë të huaj që punojnë për ta minuar progresin.

NATO do të vazhdojë ta promovojë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon, duke përfshirë punën e përditshme të misionit tonë të KFOR-it të mandatuar nga OKB-ja në Kosovë dhe zyrave tona në Sarajevë dhe Beograd.

Bashkëpunimi ynë me Bashkimin Evropian mbetet thelbësor dhe ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ruajtur stabilitetin dhe për t’i mbështetur reformat”, tha ai.

 

Të fundit