Flash News

E-TJERA

Sekretari i OMONIA-s: Kemi provat filmike të rrëmbimit të Fredi Belerit!

Sekretari i OMONIA-s: Kemi provat filmike të rrëmbimit të Fredi

Sekretari i organizatës OMONIA Marin Suli deklaron se arrestimi i Fredi Belerit u bë përmes një dosjeje të shpikur dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit.

Ai u shpreh në emisionin Now në Euronews Albania se OMONIA disponon prova filmike të atij që e quajti rrëmbim të Belerit nga efektivë që nuk kishin uniformë policie.

“Gara për bashkinë e Himarës ishte një garë shumë e bukur, kjo ndoshta edhe për arsye të ngjarjes që ndodhi me dosjen që i shpikën. Ditën e enjte, tre ditë para zgjedhjeve, vijnë e arrestojnë. Kemi të gjitha provat filmike, e rrëmbejnë sikur të ishte i fundit i kësaj historie.

Kemi prova, nuk ishin me uniforma, ishin me kapuça e të gjitha. Kanë prodhuar një letër ku thonë është arrestuar në kushtet e flagrancës, ai ka qenë duke dalë nga restoranti me njerëz të stafit të vet”, tha Suli.

 

Të fundit