Flash News

E-TJERA

Sekretari i OMONIA-s: Suli: Në Himarë kanë ujë vetëm hotelet, njerëzit lahen një herë në 3 ditë

Sekretari i OMONIA-s: Suli: Në Himarë kanë ujë vetëm

Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli ka ngritur shqetësimin se në Bashkinë e Himarës ka mungesë të ujit të pijshëm.

I ftuar në Euronews Albania, ai tha se atje ujë kanë vetëm hotelet me 5 yje dhe sipas Sulit, qytetarët lahen një herë në tre ditë.

“Banorëve të Shën-Vasilit i kam ndenjur unë personalisht dhe 2-3 juristë të tjerë i kemi asistuar në gjyqe, kundër avokaturës së shtetit dhe kundër VKM-ve që ka bërë qeveria e Edi Ramës në mënyrë sistematike. Gjyqe deri në Gjykatën e Lartë kam fituar unë me 2-3 juristë të tjerë me banorët e Shën Vasilit.

Në mbrojtje të banorëve të Nivicës kam shkuar unë dhe askush tjetër. Banorëve të Nivicës u kanë vënë gardh e mur dhe nuk i lënë të shkojnë të ndezin qiri në Kishë. Ne nuk kemi bërë politikë me asnjë tezë që nuk ka lidhje me Himarën. Arditi shkoi në Vuno dhe nuk i pyeti ata pleqtë e plakat atje që po digjen në korrik e gusht dhe lahen një herë në 3 ditë se nuk kanë ujë. Në Kudhës vetëm 45 minuta ujë në ditë.

Në 2024 kemi harxhuar 20 milionë euro që t’i marrim ujin Kuçit, t’i thajmë bujqësinë Kuçit, Vranishtit e Bolenës që të mbushim pishinat e Palasës. I gjithë ky ujë që do kalojë nuk do kalojë asnjë pikë as në Pikur, as në Kudhës, as në Qeparo, as në Dhërmi, vetëm e vetëm që të lahen këta të hoteleve me 5 yje. Ne që jemi nga mali prapë nuk do i ngulim çadrat, do të lahemi prapë si në kohën e prindërve shpirtërorë… E ka qeverisur ai Jorgo Goro që thotë Arditi prandaj”, tha Suli.

Të fundit