Flash News

E-TJERA

Sekretari i Omonias bën deklaratën e fortë: Tavo-Klosi po bëjnë pazar për kryetarin e Himarës

Sekretari i Omonias bën deklaratën e fortë: Tavo-Klosi po

Sekretari i Omonias, Marin Suli ka hedhur akuza në drejtim të prefektit të sapo emëruar të Vlorës, Vangjel Tavo.

I ftuar në A2 CNN, Suli është shprehur se ai dhe drejtuesi politik i socialistëve Blendi Klosi po bëjnë pazare se kush do të zërë vendin e Jorgo Goros, ish-kryetarit të Bashkisë të arrestuar.

 “SPAK është vënë në krye të agjendës politike të Ramës, që të mos i krijojë asnjë siklet politik. Tavo nuk është nga Vlora, nuk ka lidhje me minoritarët e qarkut të Vlorës, është një mish i huaj në qarkun tonë, nuk do të pranohet kurrë. Prisni se do ketë zhvillime, a mund të bëjë një mbledhje bashkie një prefekt? Po bëhet mbledhja e asamblesë së PS në Himarë dhe në tavolinë e kryeson Tavo dhe Klosi dhe janë duke bërë Pazar, do shkosh ti apo do shkoj unë në vend të Jorgo Goros. Shumë shpejt do kem dhe prova fotografie”, tha ai.

Të fundit