Flash News

E-TJERA

"Sekretari i PD Arben Pëllumbi"/ Lapsusi i gazetares, Basha ndërhyn me shpejtësi: Larg qoftë (VIDEO)

"Sekretari i PD Arben Pëllumbi"/ Lapsusi i gazetares, Basha

Kryetari i Partisë Demokratike zhvilloi sot një bashkëbisedim me gazetarët për të folur mbi raportin final të OSBE/ODIHR p♪7r zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në vendin tonë.

Kryedemokrati njihet si një njeri i lapsuseve, por këtë herë ishte radha e gazetarëve për të bërë një të tillë.

Në “luftën” e interpretimeve mes PS dhe PD të raportit të ODIHR, gazetarja e FaxNews, Lusi Përgjegji e pyeti kryedemokratin lidhur me deklaratën e sekretarit organizativ të selisë rozë, por bëri një lapsus duke e kaluar Arben Pëllumbin në kampin e PD-së.

“Për raportin është shprehur edhe pala tjetër, sekretari i Partisë Demokratike, Arben Pëllumbi…”. Lideri demokrat ndërhyri duke bërë një batutë. “Larg qoftë” tha ai duke shkaktuar të qeshura në sallë. Ky moment ka shkaktuar dhe të qeshura tek të pranishëmit.

Të fundit