Flash News

E-TJERA

Sekretarja e Apelit rrëfen momentet tronditëse kur u ekzekutua gjyqtari Kalaja: S’kam gjë me ty!

Sekretarja e Apelit rrëfen momentet tronditëse kur u ekzekutua

Sekretarja e Gjykatës së Apelit ka dhënë një dëshmi tronditëse përpara hetuesve, duke përshkruar çast pas çasti vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit.

“Sapo shpalli vendimin, gjyqtari u ngrit për t’u drejtuar drejt dhomës së këshillimit. Në atë moment, Elvis Shkambi u afrua para podiumit dhe e qëlloi me pistoletë. Unë u ngrita dhe vendosa duart në kraharor. Ai u kthye nga unë dhe tha: ‘S’kam gjë me ty!’ më pas qëlloi sërish drejt gjyqtarit,” ka treguar sekretarja me zë të dridhur.

Ajo shtoi se kishte tentuar të ndihmonte Kalajën, duke shtypur plagën me një peshqir, por gjyqtari nuk dha asnjë shenjë jete.

Autori i dyshuar, 30-vjeçari Elvis Shkambi, pas ekzekutimit doli qetësisht nga salla e gjyqit dhe dorëzoi armën tek një nëpunës gjyqësor në oborrin e gjykatës.

Një tjetër dëshmitar, Bledar Panariti, ka rrëfyer se ndodhej në sallën nr. 4 kur dëgjoi tre të shtëna:
“Pashë njerëz që dilnin me panik nga salla nr. 3 dhe dëgjova ulërima grash. Një burrë i shkurtër më afroi një pistoletë dhe u largua. Për t’u mbrojtur, e vendosa armën në xhepin e pantallonave dhe iu prezantova forcave të sigurisë si punonjës i gjykatës, që të sqarohesha pse e mbaja,” – tha ai.

 

Të fundit