Flash News

E-TJERA

Sekuestrohet mbi 100 kilogramë kokainë në Norvegji, arrestohen 6 shqiptarë, mes tyre një femër

Sekuestrohet mbi 100 kilogramë kokainë në Norvegji, arrestohen 6

Mbi 100 kilogramë kokainë janë sekuestruar në një anije mallrash nga Amerika e Jugut në Husnes të Norvegjisë.

Zbulimi u bë natën e së enjtes më 13 prill në Husnes në komunën Kvinnherad si pjesë e një kontrolli të zakonshëm doganor, raportojnë mediat vendase.

Kokaina është gjetur në gabazhin e një automjeti. Gjatë operacionit u rrestuan 5 meshkuj dhe 1 femër, të gjashtë me origjinë nga Shqipëria. Policia beson se personat përbëjnë një grup të organizuar kriminal.

Shqiptarët mësohet se kanë qëndruar në Norvegji vetëm disa ditë para se të arrestoheshin pas zbulimit të sasive të mëdha të drogës.

Një pronar në zonën e Rosendal ka thënë se katër persona hynë në një nga shtëpitë që ai jep me qira të martën.

 

Të fundit