Flash News

E-TJERA

Sekuestrimi i 1 kg kokaine, Policia: Ku dhe si e kapëm efektivin e RENEA-s, në pranga dhe 2 të tjerë

Sekuestrimi i 1 kg kokaine, Policia: Ku dhe si e kapëm efektivin e RENEA-s,

Policia e Tiranës ka dhënë detajet mbi operacionin e antidrogëm ku u vu në pranga dhe efektivi i RENEA-s, Xhulio Liçi.

Burime zyrtare bëjnë me dije se në kuadër të operacionit "BARON" janë arrestuar tre persona, më konkretisht shtetasit:

Luan Gaçi, 43 vjeç, banues në Vorë, Xhulio Liçi, 28 vjeç (punonjës policie) banues në Fier dhe Ded Nimani, 62 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

"Mbi bazën e informacioneve të marra se shtetasit Ded Nimani dhe Luan Gaçi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve konkretisht duke blerë kokainë në sasi 1 deri në 2 kilogramë, dhe më pas duke e shitur atë në zona të ndryshme të Tiranës ,si dhe në kufi me qarkun e Durrësit me qëllim shmangien e prezencës policore, kanë organizuar punën duke i mbajtur nën vëzhgim. Në aksin rrugor Tiranë -Durrës, rruga e vjetër në zonën e Ndroqit , shtetasi Xhulio Liçi dhe Ded Nimani, janë kapur në flagrancë së bashku me shtetasin Luan Gaçi, me një pako lëndë narkotike Kokainë." thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekeustruar lëndën narkotike me peshë totale 1 kilogramë e 88 gramë, dy automjete, pesë aparate celular dhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Të fundit