Flash News

E-TJERA

Sekuestrimi i 34 pasurive, familjarët e Vis Martinajt ankimojnë vendimin

Sekuestrimi i 34 pasurive, familjarët e Vis Martinajt ankimojnë

Familjarët e Ervis Martinajt kanë ankimuar vendimin e GJKKO-së për sekuestrimin e 34 pasurive të tij.

Ankimimi është depozituar pranë Apelit në GJKKO, ndërsa pritet të hidhet shorti për të caktuar datën e zhvillimit të seancës.

SPAK vendosi rreth një muaj më parë të vendosë nën sekuestro 34 pasuri të Vis Martinajt, përfshirë biznese, toka, apartamente dhe llogari bankare, në pronësi edhe të familjarëve të tij. SPAK dyshon se pasuritë janë vënë përmes parave të fituara nga aktivitete të jashtëligjshme kriminale.

Vendimi erdhi në kuadër të getimeve për operacionin “Plumbi i Artë” pas arrestimit të Nuredin Dumanit.

Të fundit