Flash News

E-TJERA

Sekuestrimi i 870 kg drogë në Berat, SPAK kërkon 133 vite burg për 17 të pandehurit

Sekuestrimi i 870 kg drogë në Berat, SPAK kërkon 133 vite burg

SPAK lexoi pretencën për 17 të pandehur si të dyshuar se kanë kultivuar përgjatë viteve 2021-2022 4 sera me kanabis në Berat, duke kërkuar në total dënimin e tyre me 133 vite burg. Ata po gjykohen me procedurë të shkurtuar dhe do të përfitojnë ulje të dënimit.

Për 4 nga të pandehurit, Bashkim Mema, Drita Mema, Izmire Mema dhe Edison Mema, u kërkuar pezullimi i dënimit me burg dhe vënia e tyre në provë në 3 vite.

Pretenca:

Sadetin Hasaj     13 vite burg
Blerim Xheka      13 vite burg
Sidrit Bisha          10 vite burg
Suad Smakaj        9 vite burg
Jurgen Ujkaj         10 vite burg
Samoel Lushaj    10 vite burg
Endriol Xheka     9 vite burg
Mirvaldo Disha    9 vite burg
Hamdi Dyli           8 vite burg
Arben Vrapi          6 vite burg
Adiol Çifkiku          6 vite burg
Lulzim Bushataj    5 vite burg
Mustafa Manej     5 vite burg
Bashkim Mema   5 vite burg
Drita Mema          5 vite burg
Izmire Mema         5 vite burg
Edison Mema        5 vite burg
Kujtojmë se operacioni u bë më 10 nëntor 2022, gjatë të cilit u kap një sasi prej 870 kg kanabis si dhe u arrestuan të paktën 11 persona. Dy vite më pas me kërkesë të SPAK, GJKKO firmosi më 22 prill 2024 caktimin e masës së sigurisë personale “arrest në burg” për 9 persona.

Të pandehurit akuzohen për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Të fundit