Flash News

E-TJERA

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, emërohet administratori i shtetit: Bashkitë e qarkut janë debitore

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, emërohet administratori i

Administratori Shtetëror i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme, Arjan Baçi, ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka folur për Impiantin e Mbetjeve të Tiranës.

Baçi është shprehur se administrator i inceneratorit në vazhdim do të jetë ai. Ai tha se një nga problematikat kyçe janë bashkitë debitorë, ku të parën renditi Tiranën.

Baçi tha se moszbatimi i përgjegjësive do të sillte kaos me mbetjet.

“Gjykata ka vendosur që për menaxhimin e kësaj kompania, të merret Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, administrator jam zgjedhur un.

Po vazhdon normalisht, po ndiqen të gjithë kontratat. Një problematike që pamë, është që bashkitë e qarkut janë akoma debitorë. Po bëhet muaji i 3 që nuk kanë shlyer detyrimet.

Kemi filluar duke i dërguar shkresat, për ti vënë para përgjegjësisë.

Çmimi do të mbetet i njëjtë. Bashkia e Tiranës është prej bashkive që është debitore, po ashtu edhe e Vorës dhe disa të tjera”, tha Baçi.

Të fundit