Flash News

E-TJERA

Kamioni me drogë në kufi të Malit të Zi, reagon policia malazeze: Kaloi nga Hani i Hotit

Kamioni me drogë në kufi të Malit të Zi, reagon policia

Policia e Malit të Zi ka reaguar pas sekuestrimit të një sasie lëndësh narkotike në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

Sipas njoftimit të policisë malazeze, rezulton se kamioni ka kaluar nga pika e Hanit të Hotit, brenda të cilit është sekuestruar një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Në Malin e Zi është kapur një kamion, brenda të cilit, autoritetet doganore dhe policore të Malit të Zi, kanë gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Nga veprimet e para hetimore të përbashkëta të kryera nga autoritetet doganore dhe policore të Malit të Zi dhe të Policisë së Shtetit, paraprakisht rezulton se kamioni ka kaluar nga pika e kalimit kufitar Hani i Hotit, Shkodër.

Grupi hetimor i ngritur në Policinë e Shtetit po vazhdon kryerjen e veprimeve procedurale në territorin e vendit tonë, duke koordinuar veprimet me palën malazeze.

Informacion më të detajuar do japim në përfundim të veprimeve të para hetimore.

Të fundit