Flash News

E-TJERA

Sekuestrimi i kokainës në Portin e Durrësit/ Një prej të arrestuarve këshilltari i Veliajt, kush është Egert Vargu

Sekuestrimi i kokainës në Portin e Durrësit/ Një prej

Dalin detaje të reja për një nga të arrestuarit, pas kapjes së 45.5 kg kokainë në Portin e Durrësit.

Agjenti doganor, Egert Vargu ra në prangat e policisë së bashku me administratorin e kompanisë, në kontenierët e së cilës u gjet lënda narkotike.

Nga kërkimet në “google”, dhe faqen e Bashkisë Tiranë, por dhe nga të dhënat në faqen e tij në Facebook, rezulton se është këshilltar në Bashkinë e Tiranës.

Me profesion ekonomist, më herët ai ka qenë i angazhuar edhe në forumin rinor të Partisë Socialiste FRESSH.

Vargu i ka mohuar akuzat para hetuesëve. Ai ka dëshmuar se: S'kam asnje lidhje me këtë pune. Puna ime është të bëj procedura zhdoganimi. Une nuk kontrolloj konteinere, nuk është puna ime. Puna ime është të merem me dokumentacionin.

Sekuestrimi i kokainës në Portin e Durrësit/ Një prej

Të fundit