Flash News

E-TJERA

Sekuestrimi i pasurive të Ergys Agasit, policia zbarkon sot te ‘Equos Resort’

Sekuestrimi i pasurive të Ergys Agasit, policia zbarkon sot te ‘Equos

Forcat e Policisë së Shtetit kanë zbarkuar mëngjesin e së mërkurës në kompleksin ‘Equos Resort’ për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e pasurive të biznesmenit Ergys Agasi, sipas News 24. 

Ky operacion pason njoftimin e një dite më parë nga SPAK, i cili bëri me dije sekuestrimin e një portofoli pasurish me vlerë mbi 40 milionë euro, në kuadër të hetimeve ndaj Agasit, Ermal Beqirajt dhe ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

Në fokus të aksionit policor në resort janë disa vila, të cilat dyshohet se janë ndërtuar pa leje dhe më pas janë legalizuar në kundërshtim me ligjin.

Lista e aseteve të bllokuara nga SPAK përfshin një gamë të gjerë pronash si apartamente, toka truall, vila dhe pyje në Tiranë, Durrës e Vlorë.

Gjithashtu, janë vënë nën sekuestro automjete luksoze, një jaht, llogari të shumta bankare dhe aksione në subjekte të ndryshme tregtare në pronësi të tre të hetuarve.

Të fundit