E-TJERA

Sekuestrimi i “drogës firmato” në kamion, policia e Durrësit: Pas peshimit rezultoi 324 kilogramë

Sekuestrimi i “drogës firmato” në kamion, policia e

Është saktësuar sasia e kokainës që u sekuestrua një ditë më parë në një kamion në portin e Durrësit.

Sipas policisë, pas peshimit të lëndës narkotike, e cila ishte ndarë në disa pako të stampuara me logo të ndryshme të formave të njohura të shtëpive të modës, klubeve të futbollit apo imazhin e Whiskyt të famshëm brazilian, rezultoi se pesha totale e sekuestruar është 324 kilogramë e 400 gramë.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, ku nga Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritet doganore të Portit, u sekuestrua një sasi e madhe lëndë narkotike kokainë, ju informojmë se:

Në vijim të punës së kryer nga grupi hetimor, pas përfundimit të peshimit të pakove me kokainë, rezultoi se pesha totale është 324 kilogramë e 400 gramë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën hetimore në bashkëpunim dhe me autoritetet policore të Maqedonisë së Veriut për zbardhjen, dokumentimin, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, tha policia sot.

Sasia rekord e kokainës ishte fshehur në një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut, që po kalonte transit, ndërsa shoferi Nazif Ajrofski, është arrestuar në flagrancë.

 

 

Të fundit