Flash News

E-TJERA

Sekuestrohen 17.380 euro të padeklaruara në Kapshticë, procedohet 57-vjeçari nga Peqini

Sekuestrohen 17.380 euro të padeklaruara në Kapshticë, procedohet
Foto Ilustruese

Policia ka sekuestruar 17.380 euro të deklaruara dhe është proceduar penalisht në pranga një 57-vjeçar i cili i posedonte.

Sipas informacioneve, O. M., 57 vjeç, banues në Peqin, është ndaluar në dalje të kufirit shqiptar në pikën kufitare të Kapshticës. Gjatë kontrollit, në çantën e tij u gjetën dhe u sekuestruan 17.380 euro të cilat u konsistuan se ishin të padeklaruara.

Njoftimi i plotë:

Kapshticë

Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Procedohet penalisht një shtetas.

Sekuestrohen 17.380 euro të padeklaruara.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll shtetasin O. M., në çantën personale së të cilit, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17.380 euro, sasi të cilën nuk e kishte deklaruar.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët filluan procedimin penal ndaj shtetasit O. M., 57 vjeç, banues në Bishqem, Peqin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave" dhe

 

Të fundit