Flash News

E-TJERA

Sekuestrohen 2 mina me telekomandë, poseduesi me precedent të mëparshëm do t’i shisje për 6 mijë euro në Durrës

Sekuestrohen 2 mina me telekomandë, poseduesi me precedent të

Sekuestrohen 2 mina me telekomandë, si dhe është vënë në pranga poseduesi i tyre.

Sipas policisë, gjatë operacionit të koduar "Terminali", i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës u arrestua Paulin Deda, 34 vjeç, banues në Milot, Kurbin, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve".

Gjatë kontrollit fizik i gjetën i sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë të cilat do t'i shiste kundrejt shumës 6000 euro.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në koordinim me strukturat hetimore të DVP Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas po tentonte të shiste mina me telekomandë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Terminali".

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Paulin Deda, 34 vjeç, banues në Milot, Kurbin, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve".

Shërbimet e Policisë e kanë ndaluar këtë shtetas në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, në vendin e quajtur "Terminali i autobuzëve", dhe gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë të cilat ky shtetas do t'i shiste kundrejt shumës 6000 euro.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.

Të fundit