Flash News

E-TJERA

Sekuestrohen 222 kg marijuanë në liqenin e Shkodrës, arrestohen 2 malazezë

Sekuestrohen 222 kg marijuanë në liqenin e Shkodrës, arrestohen 2
Foto ilustruese

Në liqenin e Shkodrës, në pjesën e Malit të Zi janë sekuestruar 222 kg lëndë narkotike, lloji marijuanë.

Sipas njoftimit të policia malazeze, droga vinte nga Shqipëria dhe kishte si synim kalimin në Malin e Zi.

Në pranga kanë rënë dy shtetas malazez me iniciale N.R. dhe M.J.

“Nga kontrolli i mëtejshëm i terrenit pranë anijes, policia lokalizoi dhe arrestoi dy persona me iniciale N.R. dhe M.J. Dyshohet se këta dy persona kishin për qëllim transportimin e narkotikëve në një automjet të gjetur gjithashtu afër, në një vend tjetër. Lënda narkotike dhe dy të arrestuarit u dërguan në Policinjë e Podgoricës”, thuhet në njoftim.

 

Sekuestrohen 222 kg marijuanë në liqenin e Shkodrës, arrestohen 2

Ditari politik

Të fundit