Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Sekuestrohen 2760 bimë të dyshuara kanabis, shpallet në kërkim 65-vjeçarja
510 fidanë dhe 2760 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa janë sekuestruar në Shkodër. Gjatë një kontrolli me forca policore dhe drone, u gjetën bimët e kultivuara në fshatin Lotaj.
Është shpallur në kërkim një 65-vjeçare e cila po kujdesej për bimët e dyshuara narkotike, në momentin e kontrollit.
Njoftimi i policisë:
Përfundon faza e pestë e megaoperacionit policor të koduar “Alpe të pastra”, e zhvilluar prej 2 ditësh, nga Komisariati i Policisë Shkodër.
Gjatë 2 ditëve të zhvillimit të kësaj faze, u angazhuan 40 forca policore dhe u përdorën 3 dronë, për kontrollin e territorit malor të disa fshatrave.
Si rezultat i kontrolleve u gjetën dhe u asgjësuan në total 510 fidanë dhe 2760 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, gjatë 2 ditëve të fundit, kanë organizuar dhe finalizuar fazën e pestë të megaoperacionit “Alpe të pastra”.
Në ditën e parë të kësaj faze, u asgjësuan 460 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Lotaj, njësia administrative Shalë.
Në ditën e dytë të kësaj faze, u asgjësuan 2300 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në territorin e fshatit Pepaj, njësia administrative Shosh, si dhe 510 fidanë të mbjellë në kubikë.
Falë përdorimit të dronëve, në fshatin Lotaj, është konstatuar një shtetase që po kujdesej për bimët e dyshuara narkotike. Nga verifikimet e kryera u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetases A. M., 65 vjeçe. Vijon puna për kapjen e saj.
Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon.