Flash News

E-TJERA

Sekuestrohen 3.2 kg kanabis dhe fidanë në Fier, arrestohen babë e bir

Sekuestrohen 3.2 kg kanabis dhe fidanë në Fier, arrestohen babë e

Vijon operacioni për goditjen e strukturave të kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Policia e Fierit ka sekuestruar  3.2 kg kanabis sativa dhe fidanë të mbjellë në kuti felizoli.

Janë arrestuar në flagrancë dy persona, babë e bir, Q. Ç., 54 vjeç dhe Xh.Ç., 19 vjeç për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Kalldrëmi”.

Në kuadër të këtij operacioni, nga kontrolli i banesës së shtetasve Xh. Ç. dhe Q. Ç., u gjetën dhe sekuestruan 3.2 kg kanabis dhe fidanë narkotikë të mbjellë në kuti felizoli.

Në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit Q. Ç., 54 vjeç dhe Xh.Ç., 19 vjeç (babë e bir), banues në Cakran, Fier.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit