Flash News

E-TJERA

Sekuestrohen 423 kg drogë në Itali, mes të arrestuarve edhe tre shqiptarë

Sekuestrohen 423 kg drogë në Itali, mes të arrestuarve edhe tre

Një operacion antidrogë i policisë financiare mes Siçilisë, Kalabrisë dhe Maltës, ka vënë në pranga disa persona mes tyre edhe tre shqiptarë, të akuzuar si pjesë e trafikut të drogës.

Sipas medieve italiane, policia sekuestroi gjatë operacionit 423 kg drogë. Grupi kriminal përbëhej nga shtetas raguzianë, shqiptarë dhe maltezë të cilët merreshin me trafikimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë e marijuanë. Lënda narkotike blihej në Shqipëri, Pulia dhe Kalabri për t’u shitur në Siçili, Lombardi dhe Maltë.

Në pranga janë vënë  tre shqiptarët: Eriseld, Ledi dhe Emiljano Hoxhaji të cilët akuzohen se janë furnizuesit kryesorë të lëndës narkotike, që e blinin në Shqipëri dhe ia dorëzonin kokës së grupit.

Operacioni u bë më kërkesë të Drejtorisë së Antimafias që urdhëroi aplikimin e masës së sigurisë ndaj 16 personave të akuzuar si pjesë e grupeve kriminale që merren me trafikun e drogës.

Të fundit