Flash News

E-TJERA

Sekuestrohen 4.5 ton kokainë në Spanjë, mes të arrestuarve edhe dy shqiptarë

Sekuestrohen 4.5 ton kokainë në Spanjë, mes të arrestuarve

Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar një sasi prej 4.5 ton kokainë në një anije mallrash.

Sipas mediave vendase, lënda narkotike po transportohej nga shteti afrikan i Togos, ndërsa në sajë të këtij operacioni janë arrestuar 15 anëtarët e ekuipazhit, mes tyre edhe dy shqiptarë.

Sipas informacioneve lënda narkotike ishte ngarkuar në Amerikën e Jugut dhe ishte kamufluar me një sasi të konsiderueshme kafeje.

Ende nuk dihet identiteti i shqiptarëve të arrestuar në këtë operacion, ndërkohë që vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Top of Form

  

Të fundit