Flash News

E-TJERA

Sekuestrohen 672 kilogramë kok*inë në portin e Antwerp, arrestohet një shqiptar e katër belgë

Sekuestrohen 672 kilogramë kok*inë në portin e Antwerp,

Pesë persona janë arrestuar në Belgjikë gjatë një operacioni të madh antidrogë në portin e Antwerp, ku u kap një sasi prej 672 kilogramësh kokainë.

Sipas mediave të huaja, oficerët e doganës zbuluan drogën e fshehur në një kontejner të ngarkuar me kafe me origjinë nga Kolumbia. Autoritetet nisën një hetim të hollësishëm, i cili çoi në identifikimin e një 29-vjeçari që dyshohet të jetë anëtar i një organizate kriminale që planifikonte trafikimin e ngarkesës.

Grupi kishte planifikuar të merrte drogën pas mbërritjes në port, por policia lokale e Antwerp, në bashkëpunim me forca të tjera të zbatimit të ligjit, arriti të përcaktonte vendin dhe kohën e saktë të veprimit të tyre.

Fillimisht u arrestuan katër persona, përfshirë një shtetas shqiptar dhe tre belgë. Më vonë u krye edhe arrestimi i pestë, duke përfunduar operacionin me sukses. Të gjithë të arrestuarit u vendosën në masën e sigurisë nga gjyqtari hetues, ndërsa hetimet mbi rrjetin kriminal vazhdojnë.

Ngarkesa e kokainës, me vlerë të madhe në tregun e zi, përfaqëson një tjetër goditje ndaj trafikut ndërkombëtar të drogës në portet e Evropës, veçanërisht në Antwerp, i cili mbetet një nga nyjet kryesore për këtë aktivitet ilegal.

Të fundit