Flash News

E-TJERA

Sekuestrohen afro 220 mijë euro dhe verë kontrabandë, arrestohet 50-vjeçari në Vlorë

Sekuestrohen afro 220 mijë euro dhe verë kontrabandë, arrestohet

Policia ka sekuestruar 218 885 euro të padeklaruara në kufi dhe një sasi vere kontrabandë. Në pranga ka rënë A. B., 50 vjeç, banues në Vlorë.

Policia e gjeti sasinë e parave dhe verës gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e 50-vjeçarit.

Ky i fundit akuzohet për veprat penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi", "Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë".

Të fundit