Flash News

E-TJERA

Sekuestrohen afro 335 kg kanabis në Greqi, në pranga 51-vjeçari; lënda narkotike vinte nga Shqipëria

Sekuestrohen afro 335 kg kanabis në Greqi, në pranga

Një 51-vjeçar vendas u arrestua në zonën e Amfilochia gjatë një operacioni antidrogë në Selnaik, pasi po transportonte afro 335 kg kanabis me kamion.

Sipas policisë, në kamionin e drejtuar nga 51-vjeçari, gjatë një kontrolli të kryer brenda, u gjetën 14 çanta udhëtimi, që përmbanin 128 pako kërp të papërpunuar që peshonin gjithsej 334 kilogramë dhe 732 gramë.

Nga hetimi policor rezultoi se autori është anëtar i një rrejti të organizuar ndërkombëtar të importimit të sasive të mëdha të kanabisit nga Shqipëria në Greqi, me qëllim trafikimin e mëtejshëm të tij në territorin grek.

51-vjeçari i arrestuar do të dërgohet në Prokurorinë Publike Agrinio.

Të fundit