Flash News

E-TJERA

Sekuestrohen “Audi SQ8” dhe “BMW” të vjedhura jashtë shtetit, procedohen dy persona në Tiranë

Sekuestrohen “Audi SQ8” dhe “BMW” të vjedhura

Dy persona janë proceduar penalisht pasi kishin sjellë dy automjete të vjedhura jashtë vendit, me qëllim shitjen e tyre në Shqipëri.

Mjeti tip “Audi SQ8” dhe “BMW” ishin vjedhur respektivisht në Gjermani dhe Zvicër dhe kapin vlerën e 120 mijë euro.

“Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, kryer në vijim të operacionit “Stolen line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme goditën 2 raste të tjera të kësaj veprimtarie kriminale.    

Në vijim të veprimeve procedurale:  

-u sekuestrua 1 automjet tip “Audi SQ8”, me vlerë rreth 70 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani. Për këtë rast nisi procedimi penal për shtetasin H. P., 29 vjeç, i cili dyshohet se ka sjellë automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen;    

-u sekuestrua 1 automjet tip “BMW”, me vlerë rreth 50 000 euro , i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Zvicër. Për këtë rast nisi procedimi penal për shtetasin K. B., 50 vjeç, i cili dyshohet se ka sjellë automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen”, njofton policia.

Të fundit