Flash News


E-TJERA

Sekuestrohen edhe 38 kamera sigurie në Shkodër të vendosura nga grupet kriminale

Sekuestrohen edhe 38 kamera sigurie në Shkodër të vendosura nga

Policia e Shkodrës ka çmontuar edhe 38 kamera të tjera vëzhgimi të instaluara nga grupet kriminale në rrugët e qytetit.

Kamerat kanë qenë të vendosura me qëllim për marrjen e informacioneve mbi lëvizjen e efektivëve.

Deri tani janë sekuestruar 59 kamera sigurie të vendosura për të gjurmuar efektivët e Policisë. Kryesisht kamerat kanë qenë në lagjet “Guerrile”, “Salo Halili” dhe “Kongresi i Përmetit”.

Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente.

Të fundit