Flash News

E-TJERA

Sekuestrohen fishekzjarre në Vlorë, procedohet pronarja e një subjekti tregtar

Sekuestrohen fishekzjarre në Vlorë, procedohet pronarja e një

Policia e Vlorës ka intensifikuar kontrollet për parandalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në kuadër të masave të ndërmarra për garantimin e sigurisë gjatë festave të fundvitit.

Gjatë një kontrolli në një subjekt tregtar në lagjen “Pavarësia”, janë sekuestruar 179 copë fishekzjarre të ndaluara për tregtim, ndërsa pronarja e dyqanit është proceduar penalisht.

Njoftimi: 

Vlorë/Vijojnë kontrollet për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në prag të festave të fundvitit. Sekuestrohen 179 copë lëndë piroteknike (fishekzjarre), të ndaluara për tregtim. Procedohet penalisht pronarja e subjektit tregtar.

Në kuadër të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në prag të festave të fundvitit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, kanë intensifikuar kontrollet në subjekte tregtar Si rezultat, gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt tregtar me aktivitet ushqimore, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, u konstatuan 179 copë lëndë piroteknike (fishekzjarre), të cilat mbaheshin për tregtim në kundërshtim me ligjin.

Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale si dhe ngq specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u referuan materialet në Prokurorinë dhe nisi procedimi penal pë shtetasen D. K., 31 vjeçe, banuese në Vlorë. Kontrollet për parandalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike do të vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Vlorë, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve gjatë festave të fundvitit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të fundit