Flash News

E-TJERA

Sekuestrohen k*kainë dhe dhe 256 gramë kanabis në Tiranë dhe Krujë, 2 në pranga

Sekuestrohen k*kainë dhe dhe 256 gramë kanabis në Tiranë dhe

Dy persona janë arrestuar në Tiranë dhe Krujë si rezultat i një operacioni të përbashkët policor të koduar "Same", i cili goditi dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Gjatë aksionit u sekuestruan sasi kokaine dhe kanabisi të përgatitura për shitje.

Në Tiranë u arrestuan në flagrancë  A. K., 30 vjeç në rrugën "Mine Peza", ku gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet një sasi kokaine. Një sasi tjetër lënde narkotike u zbulua më pas gjatë kontrollit në banesën me qira të 30-vjeçarit.

Ndërkohë, në Krujë, policia lokale arrestoi shtetasin A. M., 19 vjeç. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan 256 gramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa, e cila ishte destinuar për shitje në qytet.

Njoftimi i policisë: 

DVP Tiranë – Finalizohet operacioni i koduar “Same”. Goditen 2 raste të tjera të shitjes së lëndëve narkotike.

Shiste Kokainë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

Iu gjet në banesë, lëndë narkotike cannabis, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në qytetin e Krujës, vihet në pranga 19-vjeçari.

Sekuestrohen sasitë e lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis, celularët e të arrestuarve dhe automjeti që përdorte njëri prej tyre.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 3 dhe të Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, goditën 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale dhe arrestuan shtetasit:

– A. K., 30 vjeç, banues në Tiranë dhe A. M., 19 vjeç, banues në Krujë.

-Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në rrugën “Mine Peza”, automjetin që drejtonte 30-vjeçari, në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën sasi të lëndës së dyshuar narkotike kokainë. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën ku ai jetonte me qira, u gjet sasi tjetër e lëndës së dyshuar narkotike kokainë, që 30-vjeçari e posedonte më qëllim shitjen.

– Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e 19-vjeçarit, gjetën 256 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se ky shtetas e posedonte me qëllim shitjen në qytetin e Krujës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të fundit